Ky është Kuvendi i parë i Bashës pas rizgjedhjes si Kryetar i PD. Kuvendi i fundit që PD zyrtare ka mbajtur ishte ai i 18 Dhjetorit, në kulmin e luftës me grupimin e Sali Berishës ku Basha mblodhi 5004 delegatë dhe vendosi që non gratat e SHBA të qëndrojnë larg drejtimit të partisë.
Me sa duket edhe ky Kuvend do ta thellojë edhe më tej ndarjen e PD në dy kampe mes Berishës dhe Bashës, kjo nisur nga reagimet që dy liderët historik të PD kanë pasur kundrejt njëri-tjetrit. .