Kuvendi Kombëtar i ‘Rithemelimit’, Murrizi: Erdhi partia tek unë, jo unë tek …

0

Ish-deputeti Myslim Murrizi i ftuar këtë të hënë në emisionin “Top Story” në Top Channel, tashmë i vendosur krah Sali Berishës komentoi Kuvendin Kombëtar të ‘Rithemelimit’ të mbajtur të shtunën.

“Erdhi partia tek unë jo unë tek partia. Unë u ktheva në 2017 pasi mora PD dega Lushnjë në 2014 kur s’i qasej njeri. Unë isha i pari që theva tabunë e mbajtjes së mandatit. Ishte edhe falja e 60 bashkive maxhorancës. nëse vijohet beteja parlamentare të jeni të bindur se do të merreshin më shumë bashki. Ishte vendim i kuvendit, u miratua një rezolutë që kërkuan ndjesë publike për të gjithë mllefin, sharjet që ka qenë drejtuar jo vetëm ndaj Murrizit, por edhe 22 të tjerë që erdhën pas meje”,- tha Murrizi.

Komisioni i Rithemelimit me në krye Sali Berishën mblodhi dy ditë më parë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku morën pjesë 1425 delegatë të cilët votuan zgjedhjen e Këshillit të Kombëtar. Berisha e avancoi lëvizjen për marrjen nën kontroll të PD duke zgjedhur një Këshill të ri Kombëtarë të PD-s, me disa afrime të reja por duke lënë jashtë kritikët dhe mbështetësit e Bashës.

Lista e re Këshillit të ri Kombëtar prezantuar nga Albana Voksi, sugjeron se tashmë kemi të bëjmë me një PD, më të hapur duke rikthye në këshill të larguarit e Bashës siç ishin dy ish deputetët që nuk iu bindën bojkotit parlamentar. Muslim Murrizi dhe Rudina Hajdari. Kjo është vetëm një anë e medaljes.

Edvin Kulluri një zë kritik ndaj Bashës dhe Berishës në PD, u la jashtë këshillit sikurse edhe Roland Bejko. Por Fatbardh Kadilli i vetmi zë kritik në Kuvendin Kombëtar të PD u votua për të qenë në këshill. Lista e të zgjedhurve në Këshillin Kombëtar më shumë se sa një hapje e partisë me qëllim bashkimin u duk si një lëvizje pragmatiste e Berishës i cili afron afër vetes edhe dy ish ministra dhe një ish zëvendës ministër nga koha e qeverisjes së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu