Kuvendi voton qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut, Dimitar Kovaçevski Kryeministër

0

Kuvendi në Maqedoninë e Veriut i ka dhënë mbështetjen e tij qeverisë së propozuar nga Dimitar Kovaçevski. Gjysmë ose para mesnate, 62 deputetë votuan pro qeverisë së re, 46 kundër, ndërsa nuk kishte abstenime.

Kovaçevski është zotuar për zbutjen e krizës ekonomike dhe energjetike që e kanë burimin, sipas tij, tek pandemia e koronavirusit. Përparësi e qeverisë së re do të mbetet procesi i integrimit dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë, që e ka bllokuar procesin për Shkupin.

“Qeveria ka legjitimitet të pakontestueshëm sidomos me zgjerimin e deputetëve shumica është e sigurt. Zgjedhe do të ketë por në vitin 2024. Prej nesër filloj me punë. Do të kem takimmem ambasdadoren gjermane. të martën do të takohem me kryeministrin bullgar Petkov nga i cili do të kërkoj mbështetje për pooullin e Maqedonisë dhe zgjidhje. të lëmë ndarjet partiake dhe etnike të bashkohemi në interes së qytetarëve”, tha Kovaçevski.

Kabineti i ri do të ketë 21 ministra, një më tepër se qeveria e Zoran Zaevit. Lidhja Social demokrate me partnerët e saj të vegjël do të drejtojnë 9 ministri; Bashkimi Demokratik për Integrim gjashtë dhe partia Alternativa 3 ministri.

Opozita e konsideron si jo legjitim Kovaçëvskis pasi ai asnjëherë nuk ka marrë pjesë drejtpërdrejt në zgjedhje, dhe ka paralajmëruar protesta kundër kabinetit të ri.

Marrë nga alsat.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu