“Kvaratskhelia është më e mirë se e gjithë Spanja”

0

GJEORGJI – Giorgi Mamardashvili, portieri i Gjeorgjisë dhe Valencias, deklaroi se ylli i ekipit të tij, Khvicha Kvaratskhelia, “është më i mirë se e gjithë Spanja”.

“Nuk do të them se do ta fitojmë ndeshjen, por mund t’i bëjmë gjërat shumë të vështira për Spanjën, edhe pse ata janë favoritët e kompeticionit”,- tha gjeorgjiani.

Portieri është një nga sensacionet e Eurokupës me pritjet e tij shpëtimtare dhe në ‘Mestalla’ po fërkojnë duart me shitjen e tij këtë verë. Mamardashvili nuk ka dashur të flasë për të ardhmen e tij: “Për momentin jam i fokusuar vetëm në këtë ndeshje. Ndoshta mund të flas për të ardhmen brenda disa ditësh.”

Portieri i Valencias zbuloi planet e skuadrës së tij: “Duhet të mbrohemi mirë dhe më pas të shohim nëse i kapim në kundërsulm, sepse kemi lojtarë të shpejtë dhe cilësorë përpara. Është e qartë se çfarë duhet të bëjmë, por është e rëndësishme ta respektojmë atë.”

Mamardashvili donte gjithashtu të veçonte edhe vitet e tij në Spanjë: “Ochotorena (trajneri i portierëve të Valencias) më ka mësuar shumë gjatë kësaj kohe dhe i jam shumë mirënjohës. Pritja ime më i mirë në kampionat? Tjetra, ajo që do të bëj kundër Spanjës.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu