Ky është 19-vjeçari që terrorizoi qytetin me kallashnikov. Emri

0

Arrestohet 19-vjeçari që terrorizoi qytetin e Korçës mëngjesin e sotëm duke qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti me dy bashkëmoshatarë. I arrestuari është Emiljano Sali.

Atij i është sekuestruar edhe makina me të cilën u largua duke u arratisur nga vendi i ngjarjes, por vetëm për pak orë, pasi përfundoi pas hekurave.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 17 të qytetit, ndërsa fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan menjëherë policinë të frikësuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu