Ky është 24-vjeçari që humbi jetën në aksident

0

Një aksident i rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm në Kamëz. Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e aksidentit, një 24-vjeçar humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Burimë bëjnë me dije se ai është Demush Pemaj. Mësohet se i riu ka qenë në makinë me babain e tij, F. Pemaj 61 vjeç.

Miqtë e tij kanë shprehur dhimbjen e madhe në rrjetet sociale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.03.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në Kamzë, shtetasi D. P., 24 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi D. P., dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi F. P., 61 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu