Ky është 34-vjeçari që u godit për vdekje nga rrufeja teksa kulloste bagëtitë

0

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 34-vjeçari, Besmir Koko, i cili humbi jetën tragjikisht në Gjirokastër, pasi u godit nga një rrufe.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në fshatin Jorgucat të Dropullit.


Koko, i cili ishte me origjinë nga fshati Picar, ishte duke kullotur bagëtitë në momentin kur shkarkesa atmosferike e goditi, duke e lënë të vdekur në vend.

Zona u përfshi nga një stuhi që zgjati disa minuta dhe u shoqërua me vetëtima e rrufe, ku njëra prej tyre i mori jetën bariut 34-vjeçarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu