Një person ka ndërruar jetë, ndërkaq një tjetër ka kaluar me lëndim të rëndë, pas një aksidenti që ndodhi sot në orët e para të mëngjesit, në magjistralen Prishtinë- Ferizaj. Mediat kosovare raportojnë se viktima është Vigan Hasaj, 36 vjeçar nga Prishtina. Sipas dëshmitarëve i ndjeri ka lënë pas edhe fëmijë.
“Me datë 04.10.2020 rreth orës 03:50, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, është shkaktuar një aksident trafiku rrugor, ku është përfshirë një automjet në lëvizje. Raportohet se një person mashkull kosovar ka humbur jetën dhe një tjetër ka marr lendime të rënda trupore dhe është derguar në QKUK. Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilent gjate drejtimit të automjeteve, sepse vetem duke shtuar kujdesin dhe respektuar rregullat ne trafik mund të evitohen rastet e tilla tragjike të humbjes së jetëve njerëzore.”, thuhet në raportin e policisë.