Ky është 48 vjeçari i qëlluar me armë në Elbasan

0

Një 48-vjeçar ka denoncuar në drejtorinë e policisë së Elbasanit se në mesnatë në momentin që ishte duke udhëtuar me djalin e tij i kanë bërë atentat me armë zjarri. Denoncimin e bëri Petrit Çarçiu. Ai deklaroi në polici se ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 në fshatin Byshek dhe se në rrethana të paqarta u qëllua me armë zjarri në drejtim të makinës nga persona të panjohur.

Nga të shtënat nuk ka asnjë të plagosur por vetëm dëme materiale të makinës ku po udhëtonin babë e bir. Pasi ka marrë deponimin e Petrit Çarçiut dhe djalit të tij, policia njofton se po vijon punën për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Petrit Çarçiu nuk është i panjohur për policinë e Elbasanit, por edhe komunitetin ku jeton, pasi njihet si problematik.

48-vjecari ka një lokal në piken turistike të Byshekut ku mësohet se 3 herë ia kanë djegur. Petrit Çarçiu është divorcuar 2 herë, madje në qershor të 2016 ish-gruaja e akuzoi për dhunë. Ngjarja e mbrëmshme është e paqartë nëse ka lidhje me divorcet apo konflikte të tjera.

Dy vëllezër të Petrit Çarçiut ndodhen në burg jashtë vendit duke vuajtur dënimet për shkak të problemeve me drogën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu