Sulm me thikë në Angli, 25-vjeçari vret tre persona, plagos tre të tjerë

0

Një sulm me thikë është regjistruar në Reading të Britanisë së Madhe dhe ka shkaktuar tre viktima dhe tre të plagosur.

Sulmi ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës e ndërsa është vënë në pranga një 25-vjeçar.

Personi i arrestuar është nga Libia ndërkohë që një dëshmitar ka treguar se si autori filloi të lëvizte në park dhe tentonte të godiste me thikë njerëzit.

Autori ka qenë më parë i burgosur në Mbretërinë e Bashkuar. Ngjarja nuk po trajtohet si terrorizëm, megjithatë forcat e kundër-terrorizmit shkuan në vendngjarje.

Për krimin e rëndë ka reaguar edhe kryeministri Boris Johnson, i cili tha se ishte ‘i mërzitur dhe i lodhur’ nga sulme të tilla, ndërsa premtoi se qeveria ‘ nuk do të hezitojë të ndërmarrë veprime të forta kur është e nevojshme” nëse nuk ka ndërgjegjësim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu