Ky është aplikacioni më i shkarkuar në Ukrainë për momentin

0

Starlink, aplikacioni që u mundëson përdoruesve celular të aksesojnë shërbimin e internetit satelitor të SpaceX me të njëjtin emër, ishte aplikacioni më i shkarkuar në Ukrainë, duke arritur vendin e parë të dielën, sipas të dhënave nga Wall Street Journal.

Aplikacioni është shkarkuar gati 100.000 herë në Ukrainë, me shkarkime globale të trefishuara në dy javët e fundit.

Starlink u bë i disponueshëm në Ukrainë disa ditë pasi Rusia e pushtoi, kur ministri i transformimit dixhital të vendit, Mykhailo Fedorov, iu lut Musk-ut përmes Twitter-it që t’i siguronte Ukrainës terminalet që mundësojnë shërbimin – një kërkesë që Musk e realizoi shpejt.

Ndërprerjet e internetit kanë qenë një problem në rritje në Ukrainë që kur Rusia filloi pushtimin e saj tre javë më parë. Ministria britanike e Mbrojtjes paralajmëroi javën e kaluar se Rusia “ndoshta” po synon infrastrukturën e komunikimit të Ukrainës, por qasja në internet mund të mbyllet gjithashtu për shkak të dëmtimit kolateral të infrastrukturës nga sulmet ruse.

Forbes raportoi javën e kaluar se një nga ofruesit kryesorë të internetit të Ukrainës ishte hakuar disa herë, megjithëse është e paqartë nëse Rusia qëndron drejtpërdrejt pas këtyre sulmeve.

Musk e sfidoi presidentin rus Vladimir Putin për “të luftuar vetëm” përmes Twitter të hënën. Në një përgjigje të postuar në Twitter, Dmitry Rogozin, drejtor i përgjithshëm i agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos, e quajti Musk një njeri “të dobët” dhe një “djall të vogël” në rusisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu