‘Ky është fundi i kryetarokracisë dhe presidentokracisë’, Berisha voton për kreun e degës së PD në njësinë nr.2 në Tiranë

0

Berisha ka folur pas votimit për kreun e degës 2 në qytet. Berisha tha se kjo është një arritje historike e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë.

“Dua të uroj nga zemra çdo demokrat dhe demokrate të 14 degëve të PD-së që firmosin sot me votën e tyre kryetarin e ardhshëm të degës së PD-së dhe njëherazi fundin e kryetarokracisë dhe presidencokracisë, firmosin vendimmarrjen me votën e lirë të anëtarëve të kësaj partie. Kjo është një arritje historike e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë. Ky është procesi më demokratik, i cili do qëndrojë në themelet e rithemelimit të PD-së si një forcë e fuqishme konservatore. Këta demokratë dhe demokrate firmosin sot me votën e tyre opozitën e vërtetë shqiptare, kusht i të gjitha kushteve për një shoqëri të lirë dhe ky është një ogur i bardhë, jo vetëm për PD-në, por për mbarë shoqërinë shqiptare. Vetëm një opozitë e vërtetë mund të qëndrojë përballë një narkoshteti dhe një diktature të bazuar në drogën…
Vetëm një opozitë e vërtetë ka të gjitha shanset dhe mundësitë për të ngjitur PD-në, për ta shndërruar atë në një forcë vendimtare. Ndaj përshëndetjet më të përzemërta për demokratët që kanë votuar dhe do votojnë”.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu