Del foto e të riut të plagosur në Shkodër.
Ai është Edi Reçaj 28-vjeç.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në lagjen “Perash”.
Policia thotë se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Edi Reçaj 28 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me Marrjen e njoftimit për të shtëna me armë zjarri, policia ka shkuar në vendngjarje, ka rethuar zonën, ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehjen e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme, që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.