Ky është punëtori 34-vjeçar që vdiq nga korenti (Foto, emri)

0

Kë është Aurel Dedaj 34 vjeç nga Mirdita që ka ndërruar jetë sot pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

34 vjeçari ishte duke punuar për shtrimin e kabllorit në fshatin Sheshan për llogari të një kompanie private.

Policia ka shoqëruar në Komisariat administratorin e kompansië, 34 vjeçarin F.R, ndërkohë që vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj, Mirditë dyshohet se duke punuar për shtrimin e kabllorit, për llogari të një kompanie ,ka rënë në kontakt me rrymen elektrike shtetasi A.D.,34 vjeç, banues në Prosek, Mirditë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Nga shërbimet e Policisë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë administratori i kompanisë shtetasi F.R.,34 vjeç, banues në Rreshen, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Një bashkëfshatar i Aurel Dedës, 34-vjeçarit i cili ndërroi jetë në Mirditë pas kontaktit me rrymën elektrike, ka deklaruar se ishte i dëshpëruar për ngjarjen e rëndë.

Administratori i kompanisë ku punonte viktima, është shoqëruar për në komisariat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu