Ky është shqiptari që ekzekutoi ish-bankierin italian

0

Media italiane ka publikuar foton e shqiptarit të dyshuar si vrasës i bankierit italian.

Paulin Meçaj është shqiptari që së bashku me vëllanë vranë ish-bankierin italian në pension, teksa po bënte një tërheqje nga një ATM. 31-vjeçari është arrestuar ndërsa vëllai është ende në kërkim.

Shqiptarët të maskuar me maskë anti-covid e monitoruan të moshuarin në Leçe dhe në momentin që po tërhiqte shumën e sulmuan duke e qëlluar me armë duke e lënë të vdekur.


Gruaja e 69-vjeçarit Giovanni Caramuscio, por edhe pamjet e kamerave të sigurisë kanë bërë të mundur identifikimin e shqiptarëve, teksa mediat italiane kanë publikuar edhe foton e Paulin Meçajt, që e kreu vrasjen në bashkëpunim me vëllanë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu