“Ky është synimi i tij”/Shtëpia e Bardhë: Biden do të kandidojë sërish në 2024

0
WILMINGTON, DELAWARE - JULY 14: Democratic presidential candidate former Vice President Joe Biden speaks at the Chase Center July 14, 2020 in Wilmington, Delaware. Biden delivered remarks on his campaign's 'Build Back Better' clean energy economic plan. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

 Sekretari i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki ka konfirmuar se Joe Biden do të kandidojë sërisht në 2024. Mediat e huaja shkruajnë se ky konfirmim nga Psaki erdhi pas një mori raportesh mbi diskutimet midis demokratëve nëse ai do të ndiqte një ofertë për një mandat të dytë.

“Ky është qëllimi i tij,”– u tha Psaki gazetarëve, duke konfirmuar raportet se Biden u ka thënë këshilltarëve dhe stafit se planifikon të kandidojë përsëri në 2024.

Ndërsa planet e Biden për vitin 2024 mund të ndryshojnë gjatë dy viteve të ardhshme, burime pranë presidentit kanë pohuar se që në momentin që ai mori detyrën në janar ai do të bënte fushatë për një mandat të dytë.

Mbështetja ndaj Bidenit ka rënë në muajt e fundit, çka ka nxitur pyetje nëse ai është i gatshëm për të garuar për një mandat të dytë.

Një president amerikan mund të mbajë dy mandate katërvjeçare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu