Ky gabim i zakonshëm që bëni në dush shkakton rënie të flokëve

0

Flokët janë një pikë referimi për pamjen dhe psikologjinë tonë. Por si shumë gjëra të tjera që ndodhin me moshën, rënia e flokëve është deri diku e pashmangshme. Edhe pse faktorë të tillë si trashëgimia luajnë një rol, ka disa gjëra që mund t’i ndryshoni si dieta, niveli i stresit madje dhe mënyra se si laheni.

Kjo mund të bëjë një ndryshim në sasinë e flokëve që humbisni. Një gabim që shumë njerëz bëjnë është larja me ujë shumë të nxehtë. Ky zakon është i keq pasi dobëson flokët duke shkaktuar dhe rënien e tyre me kalimin e kohës. Uji i nxehtë dëmtom proteinat dhe largon vajrat natyrale në lëkurë.

Kjo i bën flokët shumë të thatë dhe të dobët duke rezultuar në këputje. Por përveç kësaj, duhet treguar kujdes dhe me tharjen. Përdorimi i mjeteve të nxehta të stilimit në flokë të lagur mund të çojë gjithashtu në dëmtim dhe këputje të flokëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu