Kylian Mbappé i dëmtuar, rikthehet Leo Messi për PSG-në ndaj Reims

0

Është pak si një lojë karrigesh. Kur një yll parizien largohet nga infermieria, një tjetër e zëvendëson pothuajse menjëherë. Ndërsa Lionel Messi, i prekur nga Covid gjatë festimeve të fundvitit, u kthye në stërvitjen kolektive në fillim të javës, ishte Kylian Mbappé ai që mungoi.

Siç raporton “L’Équipe”, të mërkurën në mesditë, kampioni i botës 2018 nuk u stërvit për shkak të një problemi fizik, të pësuar në ndeshjen kundër Brest (2-0) të shtunën.

Klubi e konfirmoi informacionin, duke komunikuar se golashënuesi i tij më i mirë (10 gola në L1) është dëmtuar dhe se të premten, do të ketë një kontroll të tij për të vlerësuar evoluimin e dëmtimit.

Nisur nga këto, ka dyshime për praninë e Mbappe në ndeshjen ndaj Reims, të dielën (20:45), në “Parc des Princes”. Në kontekstin aktual, edhe nëse ish-monegasku (23 vjeç) dëshiron të luajë, stafi mund ta ruajë për të mos rrezikuar me të.

Lionel Messi, përveç një pengese, duhet të rikthehet kundër ish skuadrës ndaj të cilës debutoi në Ligue 1 në fund të gushtit (2-0). Argjentinasi, viktimë e simptomave gjatë infektimit me koronavirus në fund të dhjetorit, ka marrë pjesë plotësisht në seancë stërvitore qysh nga pasditja e së martës.

Të mërkurën ai bëri të njëjtën gjë përpara se të vazhdonte me ushtrime individuale. Ylli argjentinas duket mirë dhe shanset e tij për të marrë pjesë në ndeshjen e së dielës po rriten çdo ditë e më shumë.

Keylor Navas, i zbuluar pozitiv për Covid në fund të javës së kaluar, tani është negativ dhe duhet të rifillojë stërvitjet këtë të enjte, njoftoi klubi i tij. Ndërkohë Georginio Wijnaldum dhe Alexandre Letellier, të dëmtuar vazhdojnë programin e tyre. Gjithashtu edhe Neymar vazhdon të ndjekë programin e tij individual dhe pritet të rifillojë garat në fillim të javës së ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu