Laboratori i heroinës në Has! SPAK konfiskon hotelin e Admir Hoxhës në Rinas

0

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka konfiskuar hoteli ‘Ador’ në Rinas, i cili është në pronësi të Admir Hoxhës. SPAK bën të ditur se kjo pronë e konfiskuar me vlerë 5 mln euro do ti kalojë shtetit shqiptar. Dyshohet se hoteli i përkiste një grupi kriminal të strukturuar që merrej me trafik ndërkombëtar droge.

“Kjo pronë e konfiskuar me vlerë 5 (Pesë) Milion Euro i kalon shtetit shqiptar! Hoteli i përkiste një grupi kriminal të strukturuar që merrej me trafik ndërkombëtar droge”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Admir Hoxha, akuzohet se është ideatori i laboratorit të heroinës që u ngrit në Has. Pronari i kompleksit luksoz u arratis nga Shqipëria 9 ditë para se policia të zhvillonte operacioni ku u arrestuan 5 persona nga fshati Brenog. Biznesmeni Admir Hoxha ka dalë në përgjimet e prokurorisë, si edhe është dokumentuar një takim me tij me dy turqit që merreshin me prodhimin e heroinës. Njëri nga turqit që merrej me prodhimin e drogës, u gjet dy javë më parë i vdekur në një banesë në Prishtinë. Admir Hoxha, dyshohet se është personi që përgatiti ambientin dhe e ktheu në një laborator.

Hoxha akuzohet se porositi heroinën në Has për t’a tregtuar atë më pas në vendet e BE-së. Sipas prokurorisë, Roni i Shijakut bashkë me biznesmenin Admir Hoxha ishin dy personat që kishin organizuar futjen në Shqipëri të 161 pakove me heroinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu