Laboratori i kokainës në Fier/ Gjykata merr vendimin për 5 të akuzuarit (EMRAT)

0

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për 5 të arrestuarit, lidhur me laboratorin e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit.

Mësohet se Apeli ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për shtetasit Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Klajdi Matoshi, Redin Meshi dhe Julian Malaj.

Gjykata ka shqyrtuar kërkesën për ndryshim mase vetëm për 5 të akuzuarit, pasi pjesa tjetër nuk ka paraqitur ankimim. Pas vendimit, të akuzuarit kanë kërkuar masë më të butë sigurie, me pretendimin se nuk kishin dijeni për praninë e kokainës në pleh.

Por kërkesa e tyre është rrëzuar, pasi SPAK ka paraqitur si prova përgjime dhe pamje filmike që bindën Gjykatën për të marrë vendimin.

Kujtojmë se në këtë laborator të zbuluar më 25 nëntor është sekuestruar 430 kg kokainë e fshehur mes plehut kimik. Në kuadër të operacionit u arrestuan 10 shqiptarë e dy kolumbianë që shërbenin si ekspertë në laboratorin e drogës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu