Lacazette i ofrohet Juves, por drejtuesit kanë një tjetër sulmues në mëndje

0

Sipas asaj që raporton eksperti i merkatos, Nicolo Schira në rrjetet e tij sociale, Alexandre Lacazette, i cili është drejt përfundimit të kontratës me Arsenal, i është propozuar Juventusit dhe Interit. Megjithatë, asnjë klub nuk është i interesuar për momentin. Gjithashtu sepse ‘Zonja e Vjetër; në këtë moment i ka sytë vetëm te Nicolo Zaniolo.

Nicolo Schira shkruan: “Agjentët e Nicolo Zaniolos të premten e kaluar në Torino: kontaktet me Juventusin vazhdojnë në prag të verës. Bardhezinjtë janë vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërmarrë veprime nëse rinovimi me Romën nuk arrihet (kërkuar nga lojtari dhe nuk është dhënë deri tani nga klubi)”.

Sulmuesi verdhekuq ka mbështetur Juventusin që në fëmijëri, por vitet e fundit ai ka përqafuar plotësisht kauzën e Romës. Me Mourinhon, lojtari po lulëzon dhe nuk do të donte të largohej nga kryeqyteti tani që është ngjitur në hierarki. Atletico Madrid është gjithashtu në gjurmët e tij. Vera është ende larg, por merkato e transferimeve tashmë është aktiv…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu