LAÇ – Laçi është skuadra e 10-të e Kategorisë Superiore për sezonin e ardhshëm, pasi arriti të fitojë 3-1 “play-out”-in përballë Flamurtarit i cili rezistoi deri në 120 minuta në këtë takim, ku 90 minutëshi u mbyll në barazim 1-1.
Janë kurbinasit që shënojnë të 4 golat e këtij takimi. Në fundin e pjesës së pare William Cordeiro shënon duke çuar të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes në avantazhin e ekipit të Armando Cungut, ndërkohë që është Dajko që me një autogol risjell barazimin në ndeshje. Në minutën e 80-të Memushi lë skuadrën me 10 lojtarë por gjithësesi rezultati nu ndryshon deri në vërshëllimën përfunidmtare.
Në minutën e 109 të shtesës, Laçi rigjen avantazhin me një penallti që shndërrohet në gol nga Melo, ndërsa Majki 4 minuta më vonë shënon edhe golin e tretë për skuadrën e Laçit që mbetet në kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar.