KURBIN – Nuk ka surprizë. Laçi është ngjitur në vendin e pestë në Superiore, duke parakaluar Elbasanin pas një fitoreje, sa të bukur aq edhe të pakontestueshme, që arriti sot ndaj Teutës me rezultatin e pastër 3-0.
Dy herë Cordeiro (66’ dhe 88’) dhe një herë Paolo Junior (26’) ishin ata që i dhanë 3 pikët çmuara kurbinasve.
Situatë jo e mirë për durrsakët momentalisht që pozicionohen në vendin e tetë, me një pikë më shumë se Tirana dhe katër pikë më shumë se Skënderbeu.
Këto të fundit do të përballen midis tyre pas pak, çka mund të ndryshojë edhe renditjen përfundimtare pas javës së 25-të, duke zbritur më tej Teutën.