Laçit i mjafton një penallti për të mposhtur Vllazninë, Kukësi “ia merr dorën” Egnatias

0

Nga Vllaznia, te Vllaznia, Laçi vijon ecurinë pozitive. Kurbinasit nuk mposhten që nga ndeshja në Shkodër me Vllazninë në fazën e dytë, ndërsa sot mundën pikërisht Vllazninë 1-0. Shtatë fitore dhe 1 barazim në kampionat radhazi tregojnë ecurinë fantastike të bardhezinjve.

Ndeshja u vendos nga një gol me penallti i Guindos në 65’. Miqtë nga Shkodra krijuan raste pa fund, por ishin të pafat. Një humbje që djeg shumë për Vllazninë, që tashmë objektivin titull të harrojë. Laçi mbetet 6 pikë larg Tiranës.

Ndërsa Kukësi mposhti për herë të tretë Egnatian këtë sezon. Kësaj here 2-0 në Rrogozhinë dhe verilindorët rehabilitohen disi pas humbjes me Tiranën. Kukësi shënoi nga një gol për secilën pjesë.

Në të parën ishte Shqipërim Taipi që zhbllokoi sfidën në minutën e 31-të, ndërsa Ndreca në të 55-n shënoi golin e dytë. Tri pikë me shumë vlerë për Kukësin, që mbetet 9 pikë pas Tiranës kryesuese në vendin e tretë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu