Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV4” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro janë dy moderatoret që sot intervistojnë 4 finalistët e “Big Brother VIP 4”, Laert Vasili, Rozana Radi, Gjesi dhe Egli Tako.
Intervista e parë ishte me Laert Vasilin:
Jonida: Ke thënë nuk jam shenjtor, Big Brotherit çfarë i ke dhënë?
Laerti: Laertin e djeshëm që ti vjen e përshkruan këtë Leartin e sotëm, sa kohë jam pëlqyer nga jashtë, ia kam dalë.
Jonida: A ke qenë i përgatitur për dashuri?
Laerti: Jo nuk kam qenë dhe nuk jam, vjen si rrufe dhe të bën shkrumb..
Jonida: Domethënë ndodhi…
Laerti: Po me uljet dhe ngritjet e saj… e para do ketë një takim minimumi, që të shprehen dhe gjërat që janë thënë apo nuk janë thënë. Nuk isha i përgatitur për të pasur një ndjenjë. Unë e kam paragjykuar formatin në dalje të mia televizive. Kur kam hyra s’kam qenë i pëgatitur për këtë gjë dhe ka ardhur pa qenë unë i ndërgjegjshëm.