Laerti maniak?! Jul Deda: “Kishin xhelozi, e çuan në finale që dje!”

0
Screenshot

I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up” ka qenë aktori i njohur Jul Deda, tashmë moderator i “Fiks Fare”, por vitin e kaluar edhe një nga banorët më të fortë në “Big Brother VIP 3”, i cili arriti në shkonte deri në dyshen e fundit finaliste. Ai ka dhënë mendimin e tij për lojën e banorëve të këtij edicioni të BBV4, duke analizuar dhe situatat e ndodhura brenda shtëpisë së fundmi…

Pati një debat të fortë gjatë ‘prime’-it mbrëmë ku shtëpia e akuzoi Laertin si maniak. Si e sheh ti këtë situatë?

Unë jam vetë dëshmitar i kësaj sepse dhe vjet u përdor kjo gjë. Nëse je një vajzë që ke respekt për veten dhe i thua tjetrit maniak, duhet të dalësh nga aty. Ti në jetë i rri afër një maniaku? Unë Laertin nuk e kam as shok, as mik, e kam takuar vetëm një herë, e njoh nga larg. Në fillim i thanë që ti i respekton vajzat, tani doli që ky i sheh të nxirat. U duk një sulm frontal ndaj Laertit dhe u duk sikur kishin një lloj xhelozie sepse nuk kishte dalë ndonjëherë në nominim. Laertin, për mua, e çuan në finale që dje.

Cili nga banorët që hynë dje në shtëpi, Amberi, G-Bani apo Jozi, mendon se do të trazojë më shumë ujërat?

Ata si fillim u futën kokëulur, nuk duhet ta kishin bërë. Mendoj se G-Bani do të trazojë më shumë ujërat. Para një muaji e kam parashikuar G-Banin si finalist dhe më duket se po më del fjala. Gabimin këtu e ka bërë Gjesti, që i nxori në garë për të hyrë prapë brenda. Është i njëjti person që tha se po hynë ata do dalë ai jashtë. Për mendimin tim gabimi më i madh është hyrja e Jozit. Si lojtar nuk është se ka bërë ndonjë gjë të madhe dhe kur ishte aty.