TURQI- I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu në Turqi.
Në një postim në Twitter Lajcak e ka falënderuar kryediplomatin turk për mikpritjen dhe përkrahjen për punën e tij në dialogun Kosovë-Serbi dhe angazhimin e tij në rajonin e Ballkanit.
“Faleminderit Mevlu Cavusoglu për mikpritjen turke, përkrahjen për punën time dhe diskutimet e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, në veçanti për dialogun”, ka shkruar Lajcak.
Thank you @MevlutCavusoglu for 🇹🇷 hospitality, the support to my work and our important discussion on the Western Balkans, in particular the Dialogue. https://t.co/wPDRpbtf4x
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 10, 2022