LAJM I FUNDIT/ 70 pyetje për presidentin Meta, Dervishaj kërkon kohë për t’u konsultuar, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim

0

Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca për çështjen e shkarkimit të presidentit Meta. Presidenti edhe sot ka zgjedhur që të mos jetë i pranishëm në seancë, duke u përfaqësuar nga këshilltari i tij ligjor Bledar Dervishaj.

Ky i fundit tha se presidenti mund të shkarkohet vetëm për shkelje të rëndë kushtetuese, apo kryerjen e ndonjë krimi, dhe ky argument nuk ishte në asnjë paragraf të kërkesës së deputetëve të mazhorancës, që votuan për shkarkimin e Metës.

Trupa gjykuese u tërhoq për vendim të ndërmjetëm për të vendosur të japë 48 ore kohë dhe do të mblidhet sërish ditën e hënë në orën 10:00.

(70 pyetjet)
PAPAJORGJI:
4 muajt e fundit Kuvendi smund të ngrejë komisione hetimore. Nuk mendoni se duhet të përdoret ndonjë formulim tjetër në këtë pikë të nenit?

Ka ndonje kufizim tjetër për kuvendit qofte dhe në periudhën fundore te mandatit të tij?
Ne lidhje me pretendimin tjetër që keni ngritur për mosmarrëveshjen kushtetuese dhe kërkoni ndërhyrjen e gjykatës për zgjidhjen e saj. Mendoni se mënyra e ngritjes së kësaj mosmarrëveshje është e duhura?

Neni 90 pika 2 e kushtetutës parashikon togfjalëshin “shkjelje e rëndë e kushtetuetës”. Ju thatë ska asnjë fakt apo dispozitë për shkelje të K…ju pretendoni se ska lidhje fare shkelje të Kushtetutës, apo ska shkelje të rëndë të saj?

ELSA TOSKA: Ju kërkoni shfuqizimin e vendimeve të Kuvendit, duke u marrë vetëm me anën proceduriale, por nuk merreni me përmbajtjen. Përse ky qëndrim i juaji?

Presidenti gjatë periudhën zgjedhore ka krijuar një platformë “denonco zgjedhjen”. Mund të na thoni nëse ka praktika të ngjashme nga presidentët e mëparshëm? A mendoni ju që ky portal mbivendosje të kompetencave te institucioneve?

Presidenti është subjekt i pakushtëzuar që mund të vërë në lëvizje Kushtetutën. Për një nga vendimet që GJK ka dhënë vjet. Meta reagoi me shkresë për gjyqtarët kushtetues. Pyetja është si e kupton presidenti rolin e tij si subject i pakushtëzuar dhe si e sheh ai rolin e gjyqtarit kushtetues?

Pse zgjodhi presidenti I republikës të shkojë fizikisht në selinë e një partie politike?
Me cfarë lloj metologjie mund të matet rritja apo ulja e autoritetit si përfaqësues i unitetit të popullit? Cilat do të ishin ata parametra që mund të na bënin ne që përmes disa akteve apo qëndrimeve autoriteti i presidentit është rritur dhe nuk është ulur?

Ju mbi cfarë parametrash do ta vlerësonit institucvionin e presidentit nëse me të njëjta sjelje dhe qendrime për të cilat kuvendi e ka shkarkuar, presidentit nuk I është ulur autoriteti, por I është rritur?

Xhaferrllari: Rëndësia që ka procedura në këtë lloj procesi? Do doja qëndrimin mbi këtë cështje duke marrë në konsiderate pretendimin tuaj për urgjencën me të cilën u veprua?
Në prapësimët tuaja jeni ndalur te procedura por nuk jeni zgjeruar tek faktet. Me konfirmoni nëse e kam kuptuar drejt që ju pretendoni se faktet janë të paplota?

Një nga shkeljet që është lidhur me rolin e Metës është marrëdhënie e tij me institucionet e pavarura, ku janë treguar një seri veprimesh të presidentit. A keni pasur ju kundërpërgjigje nga këto organe të pavarura, qoftë me shkrim apo ndonjë ankesë ose kallezim për ndërhyrje ne institucionet e pavarura?

Cfarë specifike ka parimi i vazhdimësisë institucionale nga njëra legjislature tek tjetra?
Një procedurë për shkarkim e presidentit mund të bazohet tek shkelja e rëndë e kushtetutës apo edhe kryerjes së krimit të rëndë. Qëndrojnë vec e vec apo të dyja sëbashku?

Një nga shkeljet është ajo e formulës së betimit. A keni koment për këtë?
Presidenti nuk mund të jetë anëtar partie. Cili është qëllimi sipas jush?
Do doja rëndësinë që ka legjitimiteti në këtë process?

Altin BINAJ: pretendoni se është cënuar e drejta për tu dëgjuar e presidentit. Cfarë natyre ne vlerësimin e presidentit kjo shkelje në të gjithë procedurën. Është thelbësore?
Për fazat e tjera të funksionimit të Kom hetimor dhe marrja e vendimit nga Kuvendi. Ka qenë koha e mjaftueshme për Metën dhe përse nuk e shfrytëzoi për tu dëgjuar?

A ishte e mjaftueshme mbrojtja me përfaqësuesit e tij apo duhet të paraqitej personalisht?
Në lidhje me pjesën përmbajtësore te vendimit. Por këtu mund të vazhdojmë nëse pohohet vërtetësia e thënieve të presidentit në media?
A pranon presidenti që ka fyer fyerje ndaj personave publikë apo e kundërshton këtë fakt?

Lidhur me situatën e krizës e cvlerësuar prej tij, ju thatë që Meta bërë bërë përpjekje për të adresuar problemet. Në kushtet që presidenti ka këto shqetësime dhe vendos ti bëjë të ditura publikisht. A ka detyrimin të jetë të përmbajtur në reagimet publike?

Bejtja: ne lidhje me rekomandimet e lena per ligjin organic te presidentit. Nga pergjigja qe moren nga kuvendi eshte ne faze draftimi. Ju jeni perfshire ne grupin e punes per hartimin e ketij ligji qe ka te beje me kompetencat e presidentit?
Ne lidhje me procedure e Kom.Hetimor ngrini pretendimin e afatit 4 mujor dhe kembengulet per ratifikimin e punes. Mendoni se kjo do ta shuante funksionimin e punes se ketij Komisioni? Mbi baze baze ligjore mund te behej?

TUSHA: ju keni parashtruar si mosmarreveshje competence gjithe procesin e ngritjes se Komisionit dhe procedure e ndjekur ne kete rast duke parashtruar sin je hakmarrje apo te per te nderhyre ne kompetencat e presidentit nga ana e Kuvendit. Do doja te ishit me konkret se cilat jane efektet qe ka sjelle kjo sjellje e kuvendit ne minimizimin e rolit te kreut te shtetit?
Ju flisnin per krizat per legjislaturen e kaluar. Dua te di si lidhet ky parashtrim me ceshtjen konkrete? E lidhni kete fakt apo e parashtroni? Sjell kjo ndikim?

KUVENDI:
Në 2019 Meta u paraqit ne Kom Hetimor kur diskutohej për shkarkimin. Ndërsa në procedurën e fundit 2021, kur u votua dhe shkarkimi nuk u paraqit. Cfarë ndryshoi?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu