LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Burrel-Skuraj, mjeti kthehet përmbys në rrugë, plagosen 3 vajza

0

Një aksident u shënua mëngjesin e kësaj të marte në rrugën nacionale Burrel – Skuraj. Një automjet me të cilin udhëtonin 3 vajza u përmbys në rrugë në vendin e quajtur “Ish pularia”.

Mjeti i cili po udhëtonte drejt Tiranës është perplasur me anën e sipërme të rrugës, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima. Tre vajzat kanë marrë lëndime jo të rënda dhe u dërguan në spitalin e Burrelit për mjekim.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga përgjumja e drejtueses së mjetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu