Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Lushnjë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth mesditës në aksin rrugor Krutje-Ngurrëz, ku një motomjet ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.
Mësohet se motoçikleta tip “Dytona” me targa AN 616 drejtohej nga shtetesja Aferdita Rasti nga fshati Kallm i Fierit ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Për pasojë ka humbur jetën edhe drejtuesja e motoçikletës.
Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë.