Lajm i fundit! Aksident në aksin Elbasan-Cërrik

0

Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Cërrik.

Sipas burimeve paraprake për infowebtv, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe si pasojë mjeti tip “Benz” është shkatërrur plotësisht.

Mësohet paraprakisht se në aksident nuk ka pasur të lënduar, por ende nuk ka një njoftim zyrtar për aksidentin në fjalë.

Policia sapo ka mbërritur në vendngjarje.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu