Një aksident ka nddhur mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Vorë. Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërkohëqë të lënduar kanë mbetur dy persona. Një prej të lënduarve është këmbësor me emrin Ramazan Xheka, ndërsa tjetra është pasagjere me emrin Blerina Kaçorr.
Bëhet me dije se një mjet tip “Mercedes” me targa Aa 699 Ar është përplasur me mjetin tip “Passat” me targa Aa 008 Db. Ndërkohë që makina e tretë është përfshirë në aksident për shkak se një qytetar i ka prerë rrugën, pasi po shihte aksidentin që ndodhi. Maknës që ju pre rruga ishte tip “Renault” me targa Aa 285 Px
Ende nuik dihen shkaqet përplasjes së dy makinave, ndërkohë që bëhet me dije se të lënduarit janë transportuar për në Spitalin e Traumës.