LAJM I FUNDIT/ Aksidenti i rëndë, humb jetën në spital pasagjeri 21-vjeçar (EMRI)

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Radhimë ku një 21-vjeçar ka gjetur vdekjen. Aksidenti u regjistrua sot në Radhimë te Vlorës ku dy të rinj që udhëtonin me një mjet tip “Ford” morën plagë të rënda.

Mësohet se drejtuesi i mjetit që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një shtyllë betoni.

Të dy të rinjtë përfunduan në spital ndërsa pasagjeri 21-vjeçar Savjo Dhimojani nuk mundi tu mbijetojë plagëve të rënda duke ndërruar jetë.

Edhe gjendja e shoferit vijon të jetë e rënduar.

Kjo është foto e të rut që po lufton me jetën në spital:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu