LAJM I FUNDIT/ Arrestohen 4 punonjës të Drejtorisë së Tatimeve

0

Sipas informacioneve të siguruara, policia ka kryer një aksion në qytetin e Durrësit ditën e sotme. Siç mësohet, janë arrestuar 4 persona të cilët raportohet të jenë punonjës të Drejtorisë së Tatimeve.

Aksioni vjen si pasojë e skemës së mashtrimeve me TVSH. Në total Gjykata ka lëshuar masa administrative, por janë arrestuar vetëm 4 persona deri më tani. Janë kryer në mënyrë të kombinuar 2 operacione edhe në Drejtorinë e Tatimeve por edhe në Hipotekë. Eshtë ushtruar një kontroll i befasishëm në 7 banesa të zyrtarëve publikë të këtyre ndërmarrjeve, mes tyre edhe në shtëpinë e ish regjistruesit, Bedri Luku.

Operacioni në Drejtorinë e tatimeve është kryer nga prokuroria e Durrësit ndërsa në Kadastër dhe Hipotekë, operacionet janë organizuar nga SPAK.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu