LAJM I FUNDIT/ Arrestohet në Elbasan Faruk Ozer, ‘bossi’ i kriptomonedhave turke që kërkohej në të gjithë botën

0

Arrestohet bosi i kriptomonedhave turke Faruk Ozer.

Mësohet se Ozer është kapur në Elbasan, ku fshihej në një banesë.

Boss-i i kriptomonedhave turke akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen me ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë.

Më 20 prill, Ozer ka mbërritur në Shqipëri me avion.

Nga pamjet e marra nga aeroporti në Rinas, Ozer shihej duke u transportuar nga hoteli në aeroportin ‘Nënë Tereza’, në një tjetër destinacion.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu