LAJM I FUNDIT/ Atentati me tritol në Sarandë, policia shoqëron mbi 10 persona

0

Vrasja e Isuf Jaçajt në Sarandë, policia shoqëron 10 persona

SARANDË, 5 tetor 2025 –
Isuf Jaçaj, 58 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka shoqëruar rreth 10 persona për t’u marrë në pyetje, ndërsa po heton rrethanat dhe motivet e vrasjes.

Viktima rezulton me precedentë të mëparshëm penalë dhe është babai i Klaus Jaçajt, 31 vjeç, i cili ndodhet aktualisht në burg për akuzën “përkrahje e autorit të krimit”. Klaus Jaçaj ishte përfshirë në ngjarjen e 17 korrikut 2025, kur Ramadan Zoto plagosi me armë në lagjen nr. 4 të Sarandës, Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën nga Kamza.

Më 21 korrik, një autor i maskuar me maskë silikoni vendosi eksploziv në automjetin e Klaus Jaçajt, duke e shkatërruar plotësisht, ngjarje që mbetet ende e pazbardhur. Edhe vetë Isuf Jaçaj kishte qenë objektiv i një atentati në vitin 2022, nga i cili kishte arritur të mbijetonte.

Hetimet vijojnë për të identifikuar autorët dhe lidhjet e mundshme me konfliktet e mëparshme.