Pas Granit Shahut një tjetër prokurore ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante në Prokurorinë e Tiranës. Burime bëjnë me dije se prokurorja Anila Galanxhi ka dorëzuar dorëheqjen e saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i cili pritet të japë edhe vendim, njësoj si në rastine Shahut.
Anila Galaxhi e ka filluar karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si prokurore e Prokurorisë së Vlorës dhe prej vitit 2005, e ushtronte funksionin në Prokurorinë e Tiranës.
Galanxhi ka pasur seancën e saj të parë në fund të muajit Maj në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, dhe duket se i janë gjetur disa parregullsi, për shkak të të cilave ajo ka dhënë vetë dorëheqjen.
Vijon…