Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat R.K i cili dhunoi barbarisht vajzën e tij 6 vjecare.
Pak ditë më parë në Kamëz u regjistrua kjo ngjarje e rëndë, ku 27-vjeçari e kishte dhunuar të miturën aq sa ajo përfundoi në spital nga plagët e marra.
Kujtojmë se nga ekspertiza mjeko-ligjore dy ditë më parë u zbulua se kishte plagë dhe në organet gjenitale të 6 vjecares dhe u mësua se ai e kishte rrahur disa herë me thupër.
Kunoraj dhe mamaja e vajzës ishin të divorcuar dhe në deklaratat e kësaj të fundit është thënë se nuk e kishte kuptuar se shenjat në trupin e vogëlushes ishin nga dhuna, por nga malli meqë ajo nuk takohej shpesh me të atin.
Sot 27 vjecari e ka mohuar kategorikisht se ka abuzuar me të miturën seksualisht, ndërkohë që ka pohuar dhunën fizike të ushtruar ndaj saj. Dhe e mitura, ne prani të psikologes ka pranuar se ishte dhunuar prej një muaji nga i ati.
Mësohet se nuk ka ende një akt ekspertimi të përfunduzar.
Sipas ligjit, keqtrajtim i te miturit parashikuar nga neni 124/b/3, dhe marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur parashikuar nga neni 100 i K.penal, ne mase sigurimi nuk ka nevoje te prova te pakontestueshme.
Mjafton te ekzitoje dyshimi i arsyeshem.