Ben Blushi është tërhequr nga drejtimi i një prej televizioneve më të mëdhenj në Shqipëri, Top Channe. Përmes një e-maili, Blushi ka njoftuar stafin e Top Channel se, katër vite pasi mori postin e drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, do të largohet nga ky post:
“Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel. Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim me atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë. Ben Blushi,”- shkruhet në e-mail.