LAJM I FUNDIT/ Emirjana Sako shtyn për më vonë votimin (ARSYEJA)

0

Kryetarja aktuale e bashkisë së Durrës Emirjana Sako, njëherazi dhe kandidate e PS-së për zgjedhjet e pjesshme vendore do ta shtyjë për më vonë votimin e saj në QV 1461/1. Shkak është bërë defekti në pajisjen e identifikimit elektronik në qendrën e saj votimit. Stafi i Sakos kishte njoftuar që kryetarja do të votonte në orën 10, por me sa duket ajo do të presë ndërhyrjen e ekspertëve për të bërë të mundur rregullimin e pajisjes ose zëvendësimin e saj.