LAJM I FUNDIT/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, paraqitet në SPAK.

Bëhet e ditur se Veliaj ka mbërritur në ambientet e SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00.

Përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kryebashkiaku Veliaj është përplasur me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përpara godinës.

“Kërkoja Fahriut me 100 mijë euro makinë”, dëgjohet duke iu drejtuar Erion Veliaj.

Më pas, ai iu është drejtuar ambienteve të brendshme të Prokurorisë.

Kujtojmë se Erion Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu