Një 37 vjeçar vendosi t’i jepte fund jetës së tij mëngjesin e ditës së sotme. Shtetasi A.L. u gjet i vetëvarur në oborrin e shtëpisë në Fier. Konstatimin e kanë bërë familjarët të tij ndërsa mësohet se i ndjeri vuante nga depresioni.
Njoftimi i Plotë:
“Sot rreth orës 04:25, në fshatin Buzëmadh, Fier, është gjetur nga familjarët në oborrin e banesës i vetëvarur, shtetasi A. L., 37 vjeç, (i cili vuante nga sëmundja e depresionit). Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.