Zhvillimet të tjera në lidhje me ngjarjen në Shkodër. Infowebtv mëson se është gjetur një person i plagosur, i cili ka një plagë të shkaktuar nga të shtënat me armë zjarri në këmbë.
I plagosuri është Edis reçaj 28-vjec, i cili ka marrë një plumb në gjurin e këmbës së djathtë i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Fillimisht u raportua për të shtëna me arme në lagjen “Perash” të Shkodrës. Për minuta me radhë, policia kërkoi, por pa rezultat, ndërsa vetëm tani raportohet se kanë gjetur të plagosurin.