LAJM I FUNDIT/ Gjendet trupi i peshkatarit 45 vjeçar të mbytur në liqenin e Prespës (EMRI)

0

Pas raportimit se një 45 vjeçar është mbytur në liqenin e Prespës, bëhet me dije se trupi i tij tashmë është gjetur falë kërkimeve të bëra nga 4 polumbarë të forcave RENEA.

Trupi është gjetur në Oso që ndodhet pranë kufirit me Greqinë. Viktima është peshkatari 45 vjeçar Stavri Vasilovski.

Burime bëjnë me dije, se 45 vjeçari ishte punonjës në Bashkinë e Pustecit ndërsa gjatë mëngjesit të ditës së sotme kishte dalë për të peshkuar.

Njoftimi i Plotë

Korçë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak datë 05.09.2021, ju informojmë se grupi i polumbarëve pas kërkimeve të kryera, bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit S. V., dhe varkës së tij nga liqeni i Prespës, i cili kishte dalë një natë më parë për të peshkuar.

Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut të Spitalit të Korçës, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu