Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e SPAK për të kaluar për gjykim dosjen ndaj ish kreut të Kushtetueses Bashkim, për sekuestron e pasurisë. Gjyqtari Erjon Bani, ka rikthyer edhe njëherë çështjen spak për plotësimin e hetimeve për këtë ccështje. Ndaj tij SPAK, ngriti akuzën e fshehje te ardhurash dhe deklarim të rremë.
Referuar hetimeve të SPAK rezulton se ish-gjyqtari ka pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i ka fshehur. Ish kreut të kushtetueses Dedja SPAK me vendim të GJKKO-së, ka sekuestruar një apartament në zonën e plazhit të Golemit.