Ka nisur në ambientet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit seanca dëgjimore për prokurorin e Sarandës Sali Hasa, i cili ndodhet në burgun 313 në Tiranë, pas arrestimit për akuzën e korrupsionit.
Në nisje të seancës relatorja e çështjes tha se Hasa është njoftuar për seancën dëgjimore, por ai nuk ka shkuar gjatë ditës së sotme, dhe as ka çuar ndonjë përfaqëues të tij ligjor.
Gjatë ditës së djeshme drejtoria e burgjeve tha se ishte njohur me kërkesën e KPK-së për shoqërimin e Hasës, dhe shprehu gadishmërinë që prokurori të ishte në seancën dëgjimore.
Ndërkohë sot, për arsye që nuk u bën me dije as nga relatorja e çështjes, Hasa nuk ka qenë i pranishëm në sallë me vullnet të lirë, dhe as avokati i tij.
Prokurori i Sarandës u arrestua nën akuzën e korrupsionit, me pretendimin se kishte marrë para për të pushuar një çështje.
Ndërkohë që seanca në KPK po vijon, edhe pse Hasa nuk ka përfaqësues.