Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, vdiq pasi u qëllua në një aktivitet të fushatës të premten, njoftuan transmetuesi publik NHK dhe agjencia e lajmeve Jiji. “Sipas një zyrtari të lartë të LDP (Partisë Liberal Demokratike), ish-kryeministri Abe vdiq në një spital në qytetin Kashihara, rajoni Nara, ku po merrte trajtim mjekësor. Ai ishte 67 vjeç,” tha NHK.
Zoti Abe u qëllua nga prapa disa minuta pasi ai filloi fjalimin e tij të premten në Nara në Japoninë perëndimore. Ai u transportua me helikopter në spital për trajtim urgjent, por nuk po merrte frymë dhe zemra i ishte ndalur. Ai u shpall i vdekur më vonë në spital.