LAJM I FUNDIT/ Jep dorëheqjen drejtori i Hekurudhave

0

Burime bëjnë me dije për Infowebtv, se ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Hekurudhave Ani Dyrmishi.

Ai e mbante këtë post prej më shumë se 4 vitesh, ndërkohë që arsyet e dorëheqjes nuk dihen ende.

Dyrmishi po ashtu është anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të Durrësit, ndërkohë që gjatë ushtrimit të detyrës së drejtorit të hekurudhave, i është vendosur dhe një sasi tritoli në makinën e tij.

Në një rast të dytë, makina e tij është qëlluar me breshëri armësh.

Dyrmishi ishte futur në listën e zezë të drejtuesve të institucioneve nga kryeministri Edi Rama, e megjithatë ai qëndroi në krye të Hekurudhës për më shumë se 4 vite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu