LAJM I FUNDIT/ Konfirmohet rasti i parë me gripin e shpendëve në Shkodër, asgjesohen 130 krerë

0

Është konfirmuar rasti i parë i gripit të shpendëve në Shkodër, në fshatin Barbullush. Pas konfirmimit përmes analizave, shërbimi veteriner ka bërë asgjesimin dhe groposjen e 130 krerëve si dhe dezinfektimin e fermës.

Kryeveterineri Mark Preci thotë se nuk dihet origjina e infektimit, por ajo që tashmë është e sigurtë ka të bëjë me izolimin e fermës dhe parandalimin e mundësise së transmetimit të infektimeve pasi prej 1 jave janë bllokuar edhe tregjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu