Një tjetër tërmet i ri me magnitudë 4.9 Rihter ka goditur Turqinë qendrore mesditën e sotme.
Mediat turke bëjnë me dije se lëkundjet janë ndier rreth 17 kilometra larg Kezaresë.
Sakaq sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, thellësia e tërmetit ishte vetëm dy kilometra.
Po ashtu një tjetër tërmet u ndie këtë të martë, ku magnituda 4.5 goditi një zonë të afërt në perëndim të Kahramanmaras.
Kujtojmë se dje u bë një muaj nga tërmetet shkatërruese në Turqi e Siri, ku viktima mbetët rreth 46 mijë ndërsa lëkundjet vazhdojnë ende.





